Sot në Akademinë Ushtarake Kroate “Dr. Franjo Tugjman” në Zagreb, në ceremoni të veçantë shtetërore, pas një vit angazhimi, në Kolegjin e Komandës dhe Shtabit të Përgjithshëm, diplomoi me sukses të lartë, oficeri i FSK-së, Major Blerim Sahiti.
Me këtë rast, në ceremoninë përkatëse përveç autoriteteve të larta ushtarake e politike të Republikës së Kroacisë, mori pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Kosovës në Kroaci, z.Martin Berishaj dhe Atasheu i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës në Kroaci, Nënkolonel Shpend Zogaj.
Suksesi i Major Blerim Sahitit është vlerë e shtuar në kuadrin profesional dhe akademik të FSK-së si dhe në proceset zhvillimore të saj. /2LONLINE/