Kampionia olimpike, xhudisja kosovare Majlinda Kelmendi nuk ka mundur të kalojë kampionen e botës 2018, Uta Abe, nga e cila u mposhtë, në shënim të artë, në gjysmëfinalen e kategorisë -52 kilogramë në botërorin Tokio 2019.
Majlinda tani do të luftojë për medaljen e bronztë me Joana Ramos të Portugalisë.