Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi ka fituar medaljen e bronztë në kampionatin botëror të xhudos, që po mbahet në Tokio të Japonisë.
Ajo në luftë për medaljen e bronztë, mundi xhudistin Joana Ramos të Portugalisë, kategoria -52 kg.
Është kjo medalja e dytë dhe e dyta e bronztë për Kosovën në botërorin e xhudos. Ditë më parë medaljen e bronztë e fitoi edhe xhudistja Distria Krasniqi.
Nesër garojnë Nora e Akil Gjakova.