Kampionia olimpike xhudistja Majlinda Kelmendi dhe trajneri i saj Driton Kuka do të marrin sot shpërblimet shtetërore. Kështu është bërë me dije përmes një njoftimi për media nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila do të organizojë sot ceremoninë për ndarjen e shpërblimeve shtetërore.
Xhudistja Majlinda Kelmendi i solli medaljen e parë të artë Republikës së Kosovës, ku më 7 gusht në Rio de Janiero të Brazilit shkëlqeu në finale kundër italianes, Odette Giuffrida. Për triumfin e saj Kelmendi fitoi 100 mijë euro në “Rio 2016”.
Ceremonia e ndarjes së shpërblimit shtetëror do të bëhet sot në orën 10:00.