Xhudistja kosovare, Majlinda Kelmendi edhe njëherë dëshmoi që është sportiste e dalluar dhe krenaria e Kosovës.
Majlinda nuk ishte vetëm, pasi për të kishin ardhur shumë tifozë, shqiptarë nga Gjermania, Zvicra, Belgjika dhe të tjera vende evropiane.
Në intervistën zyrtare të kampionatit Majlinda u pyet për atmosferën dhe përkrahjen në sallë, ku tha se duke parë shumë shqiptarë lumturohet gjithnjë e më shumë.
“Ishin disa njerëz që kanë ardhur nga Kosova për të më parë mua, disa nga Belgjika dhe të tjerë nga Franca. Isha shumë e lumtur dhe gjithmonë ndihem mirë kur shoh shqiptarë në audiencë, kjo më motivon edhe më shumë, sepse ndoshta ata nuk më kanë parë ndonjëherë drejtëpërdrejt, por vetëm në television kështu që jam shumë e lumtur kur ata janë aty e shoh dhe e ndjejë këtë’, ka thënë Majlinda.
Për triumfin në këtë Grand Slam, Majlinda tha se ishte e sigurt në planet e saja dhe e motivuar për ‘luftë’. “Sot isha shumë e motivuar dhe e dija cfarë duhet të bëja. Isha e sigurtë në luftë dhe kjo reflektoi edhe me fitore’, ka thënë Majlinda.
Ajo fitoi “Grand Slam”-in në Duesseldorf të Gjermanisë duke e mposhtur në finale mongolezen, Sosorbaram Lkhagvasuren. Me këtë fitore ajo ia siguroi edhe 1000 pikë olimpike Kosovës. Më poshtë mund të shihni disa fotografi nga triumfi i madh i Majlinda Kelmendit./2lonline.com/