Reperat kosovar, Majk dhe Getoar Selimi kanë publikuar projektin e radhës në bashkëpunim. Kënga e re mban titullin ‘Malena’ dhe erdhi e shoqëruar me një videoklip mjaft veror i cili u realizua nga ‘Entermedia’.
Kënga është publikuar dje dhe akoma nuk ka 24 orë nga lansimi, ndërsa në kanalin zyrtar në Youtube numëron mbi 700 mijë klikime.
Teksti i këngës u punua nga vet reperët ndërsa për muzikën u kujdes Rzon.
Kujtojmë që Majk dhe Geti numërojnë disa projekte të përbashkëta, dyshja javë më parë sollën këngën ‘Vamos’ pjesë e të cilit ishte edhe reperi Onat.