(2L ONLINE) – Nëpër rrugët e qytetit të Gjilanit mund të sheh në pika të ndryshme lypsarë teksa shtrijnë dorën dhe të kërkojnë para. Po ashtu edhe nëpër kateteri të ndryshme nuk mund ta përfundosh një kafe pa të ardhur ndonjë lypsarë në kërkim të parave. Por, kur lypsarët ja nisin të kërkojnë lëmoshë edhe shtëpi për shtëpi, kjo për disa qytetarët kalon kufijtë dhe bëhet e bezdisshme. Në mesin e lypsarëve nuk mungojnë edhe ata që vijnë nga jashtë Kosovës, si ata nga Shqipëria.
Dhe, për një rast të tillë, janë ankuar edhe qytetarët e lagjes “Baleci” në Gjilan, të cilët edhe e kanë njoftuar policinë e cila ka ndërhyrë dhe ka shoqëruar në polici dy lypse.
Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë së Kosovës (PK), në Drejtorinë Rajonale në Gjilan ka thënë se Policia e Kosovës në stacionin e Gjilanit ka pranuar disa ankesave të qytetarëve se dy të dyshuara, shtetase të Shqipërisë të cilat në vende të ndryshme publike janë duke kërkuar lëmosh, gjithashtu këtë po e bëjnë edhe duke hyre nëpër shtëpi duke i pengu kështu qytetaret.
Zëdhënësi Hashani ka bërë me dije se njësitet sektoriale të policisë pasi kanë dalë në vend të ngjarjes kanë identifikuar të dyshuarat. Ato janë intervistuar në stacionin policor të Gjilanit dhe lënda e tyre me procedurë të përshpejtuar është dërguar në Gjykatë. /2L ONLINE/
fotoilustrim