Në një nga tubimet e fundit, por masovike të Lëvizjes VETËVENDOSJE! në Gjilan me Sheherlitë e vjetër të Gjilanit u krijua një besim i ndërsjellë për NDRYSHIMIN e madh nën udhëheqjen e kryeministrit të ardhshëm Albin Kurti dhe Lëvizjes VETËVENDOSJE!
U potencua se Qytetaria si nocion rregullon dhe organizon gjërat në atë mënyrë që lehtëson jetën e përditshme të qytetarëve dhe ndërton relacionet në mes tyre. Pasioni i shehërlive për të vënë rregull në qytetin dhe oborret ë tyre është i ngjashëm me pasionin ë LVV për drejtësi dhe mbrojtjen ë shtetësisë së Republikës. Prandaj u kërkua që të bashkuar të çrrënjosin këtë kaos institucional, urbanistik e kombëtar si dhe këtë çrregullim shpirtëror e mendor.
Ndërsa koncepti i qytetarisë aktive që nënkupton angazhimin ë individëve dhe grupeve në jetën publike dhe politike është i ngjashëm me aktivizmin e LVV në mbrojtjen e çështjeve madhore të shtetit.
Nga bashkëbisedimi interaktiv në mes qytetarëve të vjetër dhe kandidatëve për deputet u shtrua nevoja që heshtjes qytetare t’i vie fundi, sepse heshtja ë qytetarëve dhe tipareve qytetareske sikur nxit dhe inkurajon shkelësit e ligjit e kushtetutës si dhe rrënuesit ë Republikës, ndërsa është imediate që SHEHËRLITË E SHEHRIT TË GILANIT me zërin e tyre, me revoltën ë tyre qytetare dhe sidomos me votën ë tyre demokratike të ndëshkojnë dhe të pamundësojnë këta mashtrues ë kriminel, këta zhvatës ë manipulues të shkatërrojnë të gjitha vlerat dhe virtytet ë popullit shqiptar. Vetëm me LVV dhe Albin Kurtin kryeministër mund të sendërtohet ëndrra ë shtetit dhe republikës.
*Hapësirë e sponsorizuar – Zgjedhjet Nacionale 2017