/2L ONLINE/ – Lëvizja Vetëvendosje! qendra në Gjilan, për nderë të 7 Marsit-Dita e Mësuesit, tashmë tradicionalisht ka nderuar veteranët e arsimit dhe mësimdhënësit e tërë komunës së Gjilanit, në një koktej rasti, duke çmuar kontributin e tyre në rrugëtimin e dhënë për përparimin dhe edukimin e shumë brezave të rinj, në kohët më të vështira të kombit tonë.
Në pamundësi që të jetë I pranishëm në këtë takim, deputetit I Kuvendit të Kosovës dhe njëherësh koordinator I Qendrës së Lëvizjes Vetëvendosje!, Ismajl Kurteshi, përmes një letre drejtuar veteranëve, ua ka uruar këtë ditë të rëndësishme të arsimit shqiptar.
Ndërkaq në emër të Lëvizjes Vetëvendosje! Në Gjilan të pranishmit I ka përshëndet edhe profesori I Gjuhës dhe Letërsisë Shqiptare, Nevzat Isufi, njëherësh shef I Grupit të Këshilltarëve komunal nga ky subjekt, I cili më gjerësisht foli për rëndësinë e kësaj date. Ndërsa Fehmi Sylejmani, anëtar I Komitetit të Arsimit në Gjilan dhe anëtar i KK, është falënderuar për pjesëmarrjen dhe për kontributin e dhënë të kësaj kategori shoqërore që kanë dhënë më dekada të tërë. Ndërkaq një prerje të arsimit që nga paslufta e deri në ditët e sotme, në mënyrë kronologjike dhe mjaftë përmbledhëse e ka bërë, Sami Kurteshi, ish avokat I popullit dhe tashmë anëtar dhe aktivist i LVV.
Ndërkaq për brengat dhe hallet veteranëve të arsimit foli, Sali Hasani, kryetar I Shoqatës së Veterinave të Arsimit, një organizëm mjaftë mirë I organizuar dhe model I mirë për shumë instanca tjera relevante komunale e qendrore.
Në anën tjetër, me opinionet, qëndrimet dhe komentet e ndryshme në këtë takim kontribuuan edhe veteranët e arsimit të kësaj treve si: Maksut Maksuti, Aliriza Selmani, Sabri Tahiri, Hasan Matoshi, Jakup Berisha, Mesuesi Feriz nga Përlepnica, Sadik Klaiqi, Fetah Mushica, Asllan Gërbovci, Elez Muji etj./2L ONLINE/