“Kryetari i ardhshëm i Gjilanit, Sami Kurteshi, ka bashkëbiseduar dhe ka shpalosur programin qeverisës të LV-së për Komunën e Gjilanit me banorët e një lagje të fshatit Përlepnicë”, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes.
Banorët e kësaj lagje të fshatit i dhanë mbështetje kandidatit të LV-së për të parin e komunës dhe listës së kandidatëve për këshilltarë komunal, duke konsideruar se është vetëm LV-ja shpresa për ta, e për ndryshimin e domosdoshëm.
Konsistenca në qëndrime e parime, dhe programi tërheqës e konkret, e bënë LV-në të vetmen alternativë për qeverisjen e Gjilanit, theksojnë të bindur banorët, thuhet në komunikatën e Vetëvendosjes, Qendra në Gjilan.
Sponsorizuar nga Vetëvendosje