LDK: Cernica, Vrapqiqi, Gumnishta e Kravarica i thanë PO Lutës dhe LDK’së, JO të madhe rivalëve

LDK: Cernica, Vrapqiqi, Gumnishta e Kravarica i thanë PO Lutës dhe LDK’së, JO të madhe rivalëve

Cernica, Vrapqiqi, Gumnishta, Kravarica i kanë bërë pritje të jashtëzakonshme kryetarit aktual dhe të ardhshëm të Gjilanit, Lutfi Haziri.

Banorët e këtyre fshatrave njëzëri i thanë PO Lutës dhe LDK’së dhe një JO të madhe rivalëve.

I pari i LDK’së në Gjilan, Lutfi Haziri, pasi falënderoi për mbështetjen, theksoi këto fshatra mbeten top prioritet të investimeve në vitin e parë të qeverisjes.

“Cernica dhe kjo zonë identifikohet me Ramiz Cernicën, Nazmi Hoxhën dhe dëshmorët tjerë, të cilët me rezistencën e tyre njomën lirinë e Kosovës. Faleminderit shumë për këtë masovitet dhe këtë përkrahje për LDK’në dhe vizionin tonë për ndërtim të Gjilanit. Këto fshatra mbeten top prioritet të investimeve në vitin e parë të qeverisjes. Ju siguroj që do të punojmë natë e ditë për të mirën e përgjithshme, duke i realizuar obligimet që i kemi ndaj juve në infrastrukturë”, ka thënë Haziri.

Kryetari Haziri tha se lista e LDK’së është e përbërë prej profesionistëve më të mirë që ka Gjilani, duke kërkuar që të mbështetet maksimalisht.

Haziri është zotuar para simpatizantëve të LDK’së në këto fshatra se pas heroit Idriz Seferi, do të skaliten në bronz edhe heronjtë, Ramiz Cernica dhe Nazmi Hoxha.

Në këtë tubim është prezantuar edhe kandidati i LDK’së për asamble komunale nga kjo zonë, Leutrim Bllaca, i cili mban numrin 34.

Sponsorizuar nga LDK

KOMENTE