Në kudër të shënimit të ditëve të clirimit të Gjilanit, Lutfi Haziri, kryetari i komunës, ka nderuar me mirënjohje më të dalluarit në bujqësi, ekonomi dhe shërbim civil, përkatësisht fullën “Mala”, kompaninë “Renson”, Sali Haliti, Argton Ramadani, Agim Behluli dhe Zijadin Maliqi.
“Bizneset me punën dhe investimet e tyre janë duke bërë maksimumin për zhvillimin ekonomik në nivelin local, por edhe ngjalljen e jetës që nga angazhimi në bujqësi në punimin e tokës e deri në të bërit biznes dhe në shërbimet e tregtisë. Me kompani të vogla dhe të mesme janë duke I dhënë jetë dhe po shënohen hapa të cilët janë duke ndikuar direkt edhe në jetën dhe mirëqenien e përgjithshme qytetare. Gjithashtu, ju informoj se jemi duke bërë finalizimet përfundimtare që ka shkaktuar pandemia, në mënyrë që bashkarisht të hymë pastaj në angazhime të përbashkëta financiare për të krijuar mbështetje”, ka thënë kryetari Haziri.
Për furrën “Mala”, Haziri tha se me investimin nga Zvicrra tashmë kanë bërë 13 vjet të veprimit të suksesshëm, derisa për “Renson”, pohoi se është biznesi tjetër që investimin e tyre e kanë sjellë nga fondet e tyre familjare prej Belgjikës dhe janë duke vepruar në Komunën e Gjilanit dhe në fjalën e tij pronari Fatmir Rexhepi ka cmuar angazhimin që kryetari e bënë në sektorin e mbështetjes së bizneseve.
Në fushën e bujqësisë janë nderuar me mirënjohje Sali Haliti, Argton Ramadani dhe Agim Behluli, të cilët janë dalluar këtë vit në punim të tokës, përpunim të plantacioneve të pemëve dhe ngritjen e fermës për rrutjen e gjedhit.
Ndërsa në shërbimin Civil në Komunën e Gjilanit, është nderuar si punëtori më i dalluar, Zijadin Maliqi, që tërë kohën e ka kaluar në punë me financa dhe angazhimin e tij edhe si drejtor i zgjedhur dhe një kohë të gjatë të shërbimit në sektorin e arsimit, në sistemin paralel.