/2L ONLINE/ – Nën intonimin e himnit Dardan e nën udhëheqjen e Nënkryetarit të LDK-së z. Lutfi Haziri, u mbajt tryeza e regjionit të LDK-së, e ku qëllim primar është që Anamorava të përfaqësohet në mënyrën më të mirë të mundshme në forumet më të larta partiake dhe institucionale.
Nënkryetari Haziri, tha se: takimi i sotëm është hapje e debatit në vazhdën e shumë konsultave me bazën për ndryshimet statutare që do jenë hapa të mëdhenj drejtë forcimit dhe rikonfirmimit të LDK-së, si forcë e parë në skenën politike kosovare. Ne sot po ecim fuqishëm në rrugën e harmonizimit të politikave tona me partitë si motra nga Evropa, pjesë e të cilave jemi dhe me politikat tona të mirë programuara ne po krijojmë një bazë të shëndoshë në mirëqenien e jetës së qytetarëve tanë.
Takimin e sotëm të strukturave të LDK-së, të regjionit të Anamoravës me pjesëmarrjen e tyre e nderuan edhe N.kryetari i LDK-së Haki Rugova, Sekretari Ismet Beqiri, Kryetarja e FG znj. Lirie Kajtazi si dhe Kryetari i Ferizait z.Muharrem Sfarqa.
Duke e përshëndetur tubimin e sotëm, Nënkryetari i LDK-së z.Haki Rugova, tha se Gjilani dhe Anamorava ç’do herë ka ditur të jetë e unifikuar dhe ky organizim i sotëm është mesazh i kjartë se LDK është përfaqësuese dhe artikuluese e drejtë e ç’do problemi me të cilat ballafaqohen qytetarët tanë, andaj sot me shumë të drejtë ju përgëzoj për këto organizime që janë shembull në politikëbërjen kosovare.
Tryeza kishte karakter pune, dhe në kuadër të sajë në mënyrë interaktive janë bërë shumë propozime nga të cilat janë nxjerrë konkluzione për hapat e mëtejmë drejtë organizimit dhe forcimit të LDK-së. Gjithashtu është vendosur që debati i tillë të zhvendoset në kuadër të nëndegëve dhe forumeve tjera të partisë me qëllim që në konventën nacionale të krijojmë një bazë të shëndoshë drejtë ecjeve të mëtutjeshme.
Vlen të përmendet se tryeza e sotme, u mbajt në kuadër të përgatitjeve për mbajtjen e Konventës programore në nivel nacional. /2L ONLINE/