Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit , Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e Zhegrës dhe Grykës së Karadakut për mbështetjen e jashtëzakonshme në zgjedhjet e 17 tetorit.
Kryetari Haziri ka thënë se me përkrahjen e banorëve atje, ndodhi rikthimi i madh i LDK-së.
“Faleminderit Zhegër dhe Grykë e Karadakut, përfshirë Lladovën, Nasalën, Shurdhanin, Selishtën, Haxhajt, Demirajt, Isufajt, Dunavin, Çelikun, Pidiçin e Stançiqin, për mbështetjen e jashtëzakonshme më 17 tetor, për rikthimin e madh të LDK-së. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë kryetari Haziri. /2LONLINE.com/