Kryetari i Degës së LDK-së dhe i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka falënderuar banorët e Bresalcit, Poneshit, Zhegocit, Verbicës së Zhegocit, Kishnapoles, Gadishit e Sllakocit, për mbështetjen e madhe të 17 tetorit.
Kryetari Haziri ka thënë me mbështetjen e banorëve të këtyre fshatrave, u bë rikthimi i madh i LDK-së.
“Banorët e Bresalcit, Poneshit, Zhegocit, Verbicës së Zhegocit, Kishnapoles, Gadishit e Sllakocit, na bënë nder me përkrahjen e madhe më 17 tetor, duke realizuar rikthimin e madh të LDK-së. Me besim në Zot, Familje e Shtet, Gjilani do të mbetet i gjilanasve. Ju faleminderit shumë. Do të mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka thënë Haziri. /2LONLINE.com/