Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka vizituar të shtunën kompaninë për prodhimin e panelit të aluminit, hekurit e inoksit Europanel, ku është pritur nga pronari, Jeton Hasani.
Hasani e ka informuar kryetarin Haziri për punën dhe sukseset, duke qenë në mesin e tri kompanive kosovare merren me prodhim të kësaj natyre.
Ndërkaq, kryetari Haziri e ka falënderuar pronarin Jeton Hasani për pritjen, derisa konfirmoi se Komuna do të vazhdojë të krijojë lehtësira për funksionimin sa më të mirë të prodhuesve vendor.
“Europanel, brenda një viti prej themelimit, ka treguar suksese të mëdha në tregun vendor, duke qenë në mesin e tri kompanive të vetme në Kosovë që prodhojnë panela të dyerve nga alumini, hekuri e inoksi, sikurse edhe që prodhojnë piktura e mbishkrime të bukura, të punuar në metali. E uroj pronarin Jeton Hasani për sukseset dhe zotohem se Komuna do të vazhdojë të krijojë lehtësira për funksionimin sa më të mirë të prodhuesve vendor. Ju falëmnderit shumë. Do mbetem gjithmonë, Luta juaj!”, ka deklaruar kryetari Haziri.
Zyra për Marrëdhënie me Publikun e LDK-së, Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/