Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka dënuar sulmin e sotëm ndaj gazetarit të Kallxo.com, Taulant Osmani.
“E dënoj sulmin ndaj gazetarit të Kallxo.com, Taulant Osmani, i cili ndodhi sot në Gjilan përderisa po e mbulonte një protestë. Ky është një akt i papranueshëm dhe kërkoj nga organet e drejtësisë që ta zbardhin rastin”, ka thënë Haziri.
Përndryshe, sipas gazetarit të Kallxo.com, Taulant Osmani, ai është kërcënuar e fyer nga disa persona, teksa po ndiqte protestën e shoqërisë civile në Gjilan kundër zhvendosjes së përmendores nga qendra e qytetit, e njohur nga publiku herë si “Ushtari i panjohur” herë si “Ushtarët e Ramë” e herë edhe si Përmendorja e “Partizanit të Plagosur”.
.
Lidhur me këtë ka reaguar edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës .
“AGK kërkon nga institucionet relevante që hetojnë sa më shpejt këtë rast”, thuhet në një reagim të tyrin.