/2L ONLINE/ – Duke i referuar deklarimeve të kryetarit të Komunës s Gjilanit Lutfi Haziri-Luta, për përmbushjen e premtimeve elektorale përgjatë këtij mandati, ka reaguar aktori gjilanas Avni Shkodra, duke ia rikujtuar atij premtimet e bërë për sferën e kulturës, për më tepër “deklaratën e zotimit”, të nënshkruar nga kryetari i komunës për zhvillimin e sektorit të kulturës, për të kërkuar nga ai përmbushjen e atij premtimi, përkatësisht deklaratës zotuese.
Shkodra ka sqaruar se ishte udhëheqës i projektit “Shpalosja e programit qeverisës kulturor të Gjilanit”, projekt nga qendra për art bashkëkohor “Varg e Vi” në vitin 2013, që kishte ftuar të gjithë kandidatët për kryetar komune të Gjilanit, për shpalosjen e programit të tyre kulturor, para komunitetit artistik, andaj ndjenë përgjegjësi morale ndaj komunitetit artistik, të cilët mbase edhe e votuan kryetarin Haziri, pasi dëgjuan shpalosjen e programit të tij për kulturën e Gjilanit.
“Mund ta shihni edhe deklaratën e zotimit, të nënshkruar nga kryetari aktual i Gjilanit për zhvillimin e sektorit të kulturës. Unë ftoj kryetarin e komunës që të angazhohet për realizimin e këtyre 8 pikave, gjatë periudhës njëvjeçare, sa i ka mbetur mandati, përndryshe ky dokumentet mbetet një “njollë e zezë kulturore” e këtij mandati”, ka thënë aktori Avni Shkodra. /2L ONLINE/