Lutfi Haziri, kryetar i Komunës dhe kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës edhe për një mandat qeverisës, ka marrë sot mbështetjen e qindra grave të Gjilanit, në tubimin madhështor të organizuar nga Forumi i Gruas i partisë në Gjilan. I impresionuar me mbështetjen, Haziri pati disa fjalë për rivalët.
“Jam krenar me mbështetjen tuja, zonja e zonjusha të Gjilanit. Imagjinoni, më masiv është ky tubim i grave të LDK’së sesa se i dy partive rivale bashkë që patën në tubimet e tyre zbehta. Ju jeni ato që i jepni vulën e fitores së LDK’së, sikur në vitin 2013. Kjo fotografi t zregon fotografinë e komunës sonë”, tha kryetari Haziri, duke shtuar se LDK është Lidhje dhe emblemë e krenarisë që e ka bërë Gjilanin oazë europiane.
“Frymimi i LDK’së me Gjilanin është një ngjizje e dalë natyrshëm që nga formimi i LDK’së. Në këtë rrugëtim kanë ikur e kanë shkuar të gjithë ata që ishin ‘mish i egër’ për demokracinë dhe qytetarinë e Gjilanit. LDK është Lidhje-Emblemë e krenarisë që e ka bërë Gjilanin oazë europiane dhe shkollë akademike të politikës në vend”, ka shtuar Haziri.
Ai theksoi se Gjilani, më 22 tetor, do ta dëshmojë besëlidhjen e re dhe fitoren plebishitare të LDK’së.
“Më 22 tetor, Gjilani do ta dëshmojë besëlidhjen e re. Unë këtë e shoh dhe po dëshmohet cdo ditë, në cdo shtrëngim duarsh me qytetarët. Në mandatin e ri, Gjilani i betonon vetës projektet e mëdha, të cilat të tjerët as nuk mundën, as nuk ditën e as nuk guxuan”, tha ai.
Kryetarja e FG të LDK’së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, e falënderoi kryetarin Haziri, për, sic tha, hapësirën e madhe që u ka dhënë gruas në vendimmarrje.
“Gruaja ka pasur hapësirë të mjaftueshme në qeverisjen e Gjilan. Falë mbështetjes së Hazirit, Kuvendit të Gjilanit i kanë prirë dy gra sepse është njeri europian, di ta cmoj gruan, familjen dhe të gjithë”, tha Bunjaku Rexhepi.
Lirije Kajtazi, kryetare e FG në nivel qendror, tha se kjo sallë e mbushur tregon për identitetin e LDK’së, Gjilanit dhe identitetin europian.
“Kandidatet për këshilltare të LDK’së janë më të mirat në mesin tuaj dhe uroj që të gjitha zonjat e zonjushta të barten në Asamble. Luta gjithmonë e ka njohur barazinë mes gjinive dhe barazinë mes njerëzve dhe e ka promovuar në vazhdimësi. Prandaj ju që e keni mbushur këta sallë, jeni identiteti i LDK’së, Kosovës dhe identiteti europian. Kështu kanë dashur ta shohin Gjilanin dhe Kosovën, Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani”, theksoi Kajtazi.
Ndërsa, ish kryetarja e Forumit të Gruas së LDK’së dhe ish deputetja, Gjylshene Berisha, pohoi se “ne nuk kemi ecur vetë, kemi ecur bashkë, burra e gra dhe me rininë. Kam besim në ju dhe pres me padurim ta shoh fitoren e madhe të LDK në krye me Lutën”.
Në këtë tubim janë prezantuar edhe 13 kandidatet femra nga radhët e LDK’së për asamble komunale.
Sponsorizuar nga LDK