(2LONLINE) – Zyrtarë për inform të LDK-së së Gjilanit kanë thënë se fshati Përlepnicë ka mirëpritur sot fituesin e zgjedhjeve të 3 nëntorit, Lutfi Hazirin, i cili i falënderoi banorët për mbështetjen që i dhanë në ditën e zgjedhjeve.
Haziri së pari është ndalur në selinë e nëndegës në Përlepnicë, ndërsa nga ky fshat ka përquar mesazhin se LDK ka koalicion të madh me qytetarët gjilanas.
“Kam ardhur t’ju falënderoj për besimin dhe mbështetjen që Perlepnica më dha mua dhe LDK-së. Përlepnica është sinonim i veprimtarisë patriotike e politike. I ka dy emra të mëdhenjë të historisë: Zija Shemsiun e Xhavit Ahmetin. Kemi obligim ndaj këtij fshati dhe do t’i mbajmë premtimet në investim me përpikmëri. LDK ka koalicion të madh me qytetarët dhe jemi të bindur se më 1 dhjetor do të fitojmë edhe më bindshëm”, ka thënë Haziri me këtë rast.
Përfaqësuesit e nëndegës së Përlepnicës e njoftuan z.Haziri për aktivitetet e mëdha që po bënë kjo nëndegë në kuadër të përgatitjes për balotazhin e 1 dhjetorit, duke e garanuar kryetarin Haziri se në këtë fshat LDK do të dalë bindshëm fituese.
Në kuadër të kësaj vizite në këtë fshat, kryetari Lutfi Haziri ka vizituar edhe fermën e pulave, pronar i së cilës është Nazif Nazifi, i cili e njoftoi për ecurinë e suksesshe të këtij biznesi familjar dhe biznesin e suksesshëm të serrave, pronar i së cilës është Xhelal Ramadani, që ka afro 60 ari serra të mbuluara. /2lonline/