Kryetari i Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri njihet në mesin e politikanëve pasanikë në Kosovës. Ai gjatë deklarimit të pasurisë në Agjensinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar si pasuri të paluajtshme 1 milionë e 140 mijë euro duke përfshirë tokë 1.70 hektarë dhe dy shtëpi.
Haziri posedon një veturë prej 10 mijë euro dhe 121 mijë euro të kursyera në bankë. Ndërkaq si detyrime ndaj bankës ka një kredi në vlerë prej 29 mijë e 625 euro.
Nga paga 1.200 euro si kryetar komune, të hyrat vjetore të tij vetëm nga komuna arrijnë shumën 14.400 euro. 60 mijë euro në vit merr nga pensioni i prindërve dhe 4.680 euro merr pagë bashkëshortja e tij. Kështu pasuria totale e deklaruar e kryetarit të Gjilanit Lutfi Hazirit llogaritet prej 1 milionë e 350 mijë euro./BS/