DYLON

Shkenca kosovare përfaqësohet në Konferencën për Menaxhim Strategjik

Avatar photo Redaksia

Konferenca e majit për Menaxhim Strategjik, organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë në Bor, mblodhi këtë vit një numër të madh të ekspertëve në menaxhimin nga vende të ndryshme të botës. Në kuadër të konferencës dy ditore u mbajt Simpoziumi, në të cilin u paraqiten me punimet e tyre studiues nga Serbia dhe vendet e tjera evropiane. Në mesin e këtyre studiuesve të shquar me punimin e vet u prezantua edhe studiuesja nga Kosova, Xhenana Azizi М.Sc..

Studiuesja nga Kosova (Gjilan), Xhenana Azizi, deri më tani ka marrë pjesë në: Тhird International Scientific conference “Contemporary management challenges and the organizational sciences” në Manastir të Maqedonisë të mbajtur më 24-25 tetor 2014, me punimin: CHANGE MANAGEMENT AND MAINTENANCE OF CONFLICT AS A CONSEQUENCE OF CHANGES. Mandej, në Forth international scientific conference në Bansko, Republic of Bulgaria 17-19 prill 2015, me punimin:THE IMPORTANCE OF IMPLEMENTING ENTERPRISE RISK MANAGEMENT.

EkoHigjiena

Ndërsa në International May Conference on Strategic Management – IMKSM 2015, e mbajtur më 29-31 maj 2015, në Bor të Serbisë, paraqiti me plot sukses punimin e sajë; DEALING WITH RISK MANAGEMENT IN SMALL AND MEDIUM ENTERPRISES.

Vlen të përmendet se Xhenan Azizi, në Bor u pranua shumë mirë, në mënyrë të barabartë me gjithë pjesëmarrësit tjetër nga vendet tjera evropiane, ku përfaqësoj shtetin e vet me flamurin e Republikës së Kosovës.

Konferenca Ndërkombëtare e majit për Menaxhimin Strategjik, të cilin Fakulteti Teknik i Borit e organizon për herë të 11-të me radhë në Bor ka tubuar këtë vit ka shumë ekspertë nga institucionet e njohura të arsimit të lartë nga brenda dhe jashtë Serbisë për të studiuar shkencën e menaxhimit.

Që kur para katër viteve kjo konferencë mori tretman ndërkombëtar, numri i pjesëmarrësve është rritur dukshëm, që ka rëndësi të madhe jo vetëm për shkëmbimin e përvojave, por edhe për inkurajimin për hulumtime të mëtejshme shkencore.

Prof. Dr. Ivan Mihajloviq, kryetar i Komitetit Organizativ të konferencës thotë. “Ajo që është gjithashtu e rëndësishme është fakti se Konferenca është radhitur në rang botëror, ndërsa në këtë vit ka më shumë se 200 ekspertë nga Serbia, Brazili, Shtetet e Bashkuara, Finlanda, Kosova dhe do të prezantohen rreth 100 punime shkencore”, transmeton rtvbor.
—————————————
http://menadzment.tf.bor.ac.rs/wp-content/uploads/2015/05/Zbornik-abstrakta_MKSM15.pdf
http://www.rtvbor.rs/drustvo/18319-pocela-11-internacionalna-majska-konferencija-o-strategijskom-menadzmentu.html
http://mksm.sjm06.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.