Se Lidhja Demokratike e Kosovës do të fitoj bindshëm në nivel vendi, e dëshmoi tubimi i sotëm elektoral i lagjeve “Balec mahallë”, “Rexhat Ymeri” dhe “Dheu i Bardhë”, të cilët konfirmuan se do t’i mbështesin kandidatët nga Gjilani.
I pranishëm në tubim ka qenë kryetari Lutfi Haziri, kryetarja e Forumit të Gruas së LDK-së në Gjilan, Valentina Bunjaku Rexhepi, veprimtarët Gani Krasniqi e Isa Maliqi, si dhe aktivistë e veprimtarë të pandashëm të rrugëtimit 24 vjecar të Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Lutfi Haziri u shpreh se është koha e fundit që ashtu qysh ia kemi heqë stupcin pas luftës dikujt, t’ua heqim tash edhe hajninë që e sakatoi Republikën për gjashtë vjet rresht.
“ Ia kemi kthyer bashkë dinjitetin Gjilanit e Anamoravës, dhe tash ka ardhur koha me ia kthy dinjitetin Kosovës, nën udhëheqjen e akademik Isa Mustafës. Kur jemi organizuar si LDK, kemi luftuar dhe e kemi cliruar Kosovën. Sot jemi bashku me e heq hajninë dhe korrupsionin. E kemi për detyrë, e kemi për borxh për ta bërë Kosovën vend të mundësive, kështu jemi edukuar që të vazhdojmë të punojmë me djersë dhe ndershëm, sepse ne besojmë në Zot, familje e shtet”, tha kryetari Haziri.
Ai tha se duhet të votohen kandidatët e LDK-së nga Gjilanit, sepse komuna nuk mundet me mbijetu këtë gjendje të rëndë pa ia kthy kujdesin kësaj pjese, duke shtuar se dallim ynë me të tjerët është si nata me ditën.
Sallat janë gjithmonë të vogla për t’i zënë të gjithë mbështetësit tanë, ndërsa hilegjisë që e përjashtoi Gjilanin nga kujdesi qeveritar, ia kemi lënë vendin vetëm në trotuar”, vazhdoi Haziri.
Haziri tha se Presidenti Ibrahim Rugova thoshte gjithmonë se LDK është parti e shpresës dhe besës dhe këtë vlerë më të madhe që e kemi duhet ta ruajmë si sytë e ballit.
Më pas, kanë folur edhe pesë kandidatët e Lidhjes Demkratike të Kosovës për deputet në Parlamentin e Republikës së Kosovës.
“ Vetëm me ju bëhet ndryshimi, vetëm me ju bëhet e plotë edhe fitorja e kryetarit Haziri. Vetëm me votën tuaj, ia heqim kuletën atij hilegjisë që e diskriminoi Gjilanin. Programi i LDK ju ndihmon t’i realizoni ëndrrat tuaja. Do të zhvillojmë Kosovën, do të ketë mirëqenie për qytetarët dhe e di që me votën tuaj për LDK, do ta bëjmë këtë ndryshim dhe për herë të parë do të qeveriset drejt, mirë e pastër, në krye me akadamik Isa Mustafën”, ka pohuar zonja Lirije Kajtazi.
“Edhe ky tubim me përmasa kaq të mëdha, dëshmon se Lidhja Demokratike e Kosovës do të korrë fitoren e madhe me 8 qershor. Do t’jem falënderues gjithmonë për mbështetjen kaq të fuqishme, e cila në të njejtën kohë përkthehet edhe me përgjegjësi të madhe para jush”, tha Murat Hoxha.
“Ashtu sic po qëndroni ju në këmbë në këtë tubim, ashtu ka qëndruar LDK për 24 vite, verikalisht. Ne jemi ata të cilët e vazhdojmë tutje. Atë që e premtojmë edhe e realizojmë. Janë 24 vite me të cilat ne mburremi. Me votën tuaj ju do t’i jepni vlerë Kosovës”, tha Naim Behluli.
“Kësaj qevrisje të keqe nuk i ka mbetur vend as në muze, prandaj duhet me qu dikund tjetër, ngase ia ka qitë faqen e zezë tërë Kosovës. Ne besojmë fuqishëm se këto ndryshime do të ndodhin edhe në tërë Kosovën sepse na duhet një perspektivë e re e Kosovës, për investime më të mëdha në Gjilan që është anashkaluar krejtësisht. Vota juaj është votë e zhvillimit dhe e ardhmërisë sonë”, tha kandidati Sabit Rrustemi.
“Ardhja e juaj sonte e përcjell mesazhin më të mirë si në cdo vend tjetër se me 8 qershor, ju dhe i gjithë qyteti Anamoravës do ta ktheni fitoren e madhe të demokracisë. Fitorja e LDK-së është garant i zhvillimit, garant i ndaljes së kësaj plaqke të madhe, garant i liberalizimi e i integrimit. Edhe njëherë, në zgjedhjet nacionale do të dëshmojmë vlerat dhe potencialin e madhe që ka LDK. S’kam dilemë që të gjithë së bashku do të rreshtohemi dhe të korrim edhe këtë fitore të madhe”, përfundoi Fatmir Rexhepi.
/e sponsorizuar/