Raportuesja e posaçme e Parlamentit të Evropës për Kosovën, Ulrike Lunacek, po vazhdon vizitën në Kosovë. Ajo ka deklaruar se dialogu ka ofruar Kosovën dhe Serbinë me afër Bashkimit Evropian.
Në ditën e dytë të qëndrimit në vendin tonë, Lunacek, do të takohet me Zëvendëskryeministrin dhe Ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petroviç.
Ndërkohë, Lunacek do të mbajë konferencë në Qendrën Kulturore dhe Informative të Bashkimit Evropian në Kosovë.
Gjatë ditë së djeshme, eurodeputetja Lunacek, ka zhvilluar takime me liderët institucional të vendit.
Ajo ka kërkuar luftim të korrupsionit dhe pavarësim të gjyqësorit.
Lunacek, ndërkohë ka përshëndetur dialogun për normalizim të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, derisa është shprehur optimiste për pajtim në të ardhmen në mes të dy vendeve.
Ajo ka thënë se Kosova dhe Serbia e kanë vendin në Bashkimin Evropian, derisa ka theksuar se procesi i dialogut që po zhvillohet në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, i ka ofruar këto dy vende me këtë Union.