Zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ernest Luma ka ironizuar me kryetarin e Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacollin, i cili kishte kërkuar që të rinumërohen të gjitha votat. Luma në një postim në Facebook ka kërkuar nga KQZ-ja që të marrë vendim që t’ia dërgoj Pacollit të gjitha kutitë me vota, ngase sipas tij, tash Pacolli pasi që nuk ka arritur ta kalojë pragun ka mjaft kohë që t’i numëroj votat.
Ja postimi i Ernest Lumës në Facebook.
Tipi po lypë rinumërim të të gjitha kutive të zgjedhjeve.
Dakord. Çojani krejt te shpi’a. Ai ka tash mjaft kohë dhe le t’i rinumërojë kada’dale – deri në zgjedhjet tjera.
Vendi s’ka kohë me pritë rinumërim për teke të askujt. Ne po vazhdojmë me ndërtimin krejt demokratik të institucioneve të reja qeverisëse.
Në ndërkohë, kushdo qoftë tjetër, që ka kohë, le të merret me të.
P.s. Interesantë janë dështakët tanë ballkanikë të politikës. Fajtorin e dështimit elektoral e adresojnë dhe kërkojnë në thellësitë e kutive të votimit. Krejt kohën dhe energjitë i shterin aty, pas zgjedhjeve.