Lule yjore!
***
Edhe lulet qëndrojnë stuhinë
Tok të mbledhura sfidojnë rrebeshin
Përkulen mbi tokën mëmë
Puthin dheun e rrënjëve
Mbi një këmbë peshojnë ngjyrat
Sakaq i drejtohen qiellit
Dhe kërkojnë mëshirën e diellit
Për vete e për ne
Dëshirojnë të shohim bukur
E të ngopemi aromë gjithësie
Simbioze fare yllësie
Dhe baltës që të krijoi ty!
/Xhelil ARIFI/