Kjo foto (në fund të shkrimit) paraqet dëshmi që i di edhe bota, helmimi i nxënësve shqiptar nga një projekt i mirë organizuar nga Serbia fashiste.
Në anën tjetër ,kemi pasur shkolla të improvizuar në male nga Ushtria Çlirimtare Kosovës (UÇK).
Shkruan: Jeton Sherifi
Kjo gjykatë siç po quhet speciale nuk di a do t’i merr parasysh njërën nga këto fakte, e të tilla ka shumë, masakra, gjenocid, vrasje masive të njerëzve etj, që na detyruan të luftojmë për vendin tonë.
E Gjykaa, në njërën anë e quan konflikt, e në tjerrën anë gjykim për krime lufte, dy terme që nuk përputhen.
Shumë pjesëtarë sigurisht se nuk do t’i ikin kësaj “drejtësie” sigurisht se në qoftë se më behet edhe mua ndonjë ftesë, do t’i përgjigjem por asnjë rast në botë nuk janë ftuar të gjithë ushtarët pse kanë luftuar për vendin e tyre.
Me aq sa kam lexuar për luftërat e vendeve tjera çdo bashkëpunëtorë vritet sepse duhet te fitohet lufta por, kjo në Kosovë nuk ka ndodhur, bile-bile, janë privilegjuar pas lufte dhe kjo na ka sjellë në këtë situatë pikërisht prej këtyre njerëzve që fabrikuan lloj-lloj aktakuze të paqena.
Por, gabimi a ishte i yni, a ishte dashtë me veprua si në lufta tjera, që Kosova sot t’i kishte punët shumë më mirë?!