Kosova duhet të ndryshojë qasjen ndaj të shkruarit e historisë. Mjafton ti merrni librat prej klasës së pestë e tutje dhe shihni “masakrën” që i është bërë të shkruarit e historisë prej Kohës së vjetër e deri më sot.
Shkruan: Izmi Zeka
Por unë do të ndalesha te lufta e fundit e cila ende nuk gjënë hapësirë të mjaftueshme dhe shpjegim faktik dhe historik të një kohe të papërsëritshme në trevat shqiptare.
Një shtet siç është Kosova dhe me përballje tmerrësisht të rëndë gjatë historisë me pushtues mos të pasqyrohet lufta e fund shekullit XX si duhet në librat shkollor e universitar është shkatërrim i vetvetes por edhe i shtetit të ri të Kosovës.
Lufta e Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës duhet të mësohet në literaturën shkollore që nga nxënësit e deri te pjesa universitare.
Boshllëqe në histori nuk ndodh të ketë sido që të kenë ndodhur ato. Prandaj institucionet kompetente dhe kredibile duhet ti ndryshojnë tekstet e historisë dhe të paraqesin në mënyrë të shpjegueshme luftën Çlirimtare deri të krijimi i shtetit të Kosovës.
Çfarë bënë Akademia e Shkencave të Kosovës, Instituti i historisë së Kosovës apo Ministria e Arsimit që nuk i hyjnë ndryshimit të historisë shqiptare që nga Antika e deri më sot.
Thënë më qartë ajo duhet të shkruhet mbi bazën shkencore e assesi mbi rrethanat e një kohe të caktuar e për interesa të grupacioneve të ndryshme
Urgjente është që libri shkollor i historisë të ketë kapitull të veçantë mbi luftën çlirimtare dhe arritjen e paqes në Kosovë.
Alamet Akademiku kemi e mos të flasim për doktorë të shkencave.
Shkruani ju që paguheni nga taksa e shtetit.
Mjaftë më përralla librash dhe pa mbështetje shkencore. Iku koha kur të huajt ose argatët kanë bërë historinë shqiptare.
Dymijëvjeçari historik nuk ka rezultuar më i suksesshëm se sa Ushtria Çlirimtare e Kosovë dhe lufta e saj. Dhe kështu të mbetet e “harruar në librat shkollor” është më shumë mohim i vetvetes dhe i të rënëve për përpjekjet për liri të dymijëvjeçarit. /2LONLINE.com/