Është finalizuar projekti i fushës sportive në Lubishtë të Vitisë, ku është bërë kompletimi i kësaj fushe me që rast është shtruar edhe me gomë.
Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtorë, ka vizituar fshatin Lubishtë dhe ka takuar edhe nxënësit dhe personelin e shkollës, si dhe banorët e këtij lokaliteti, të cilët i ka uruar për këtë projekt.
“Kompletimi i fushës sportive, do të ndikoj në zhvillimin e aktiviteteve sportive, ku rinia e fshatit do të kenë mundësinë për të qenë aktiv sa i përket zhvillimit të garave. Një përparësi më shumë është edhe ajo që tani e tutje në këtë fushë mund të organizohen edhe manifestime e shënime të datave të rëndësishme. Projekti në fjalë është vazhdimësi e punëve që po bëjmë në përmirësimin e kushteve për zhvillimin e sportit në komunën tonë”, tha kryetari Haliti. /2LONLINE/