Junikasi Luan Krasniqi, u rikthye në ring në mënyrën më të mirë të mundshme pasi pas katër rundeve mundi me nokaut boksierin Danny Williams . “Sigurisht unë jam i lumtur për fitoren e parakohshme kundër Danny Williams, i cili ishte shumë i mirë. Por, më e rëndësi ishte një natë e madhe për një arsye të mirë”, ka shkruar Krasniqi në Facebook.
Kjo ndeshje kishte karakter bamirës dhe u zhvillua në kuadër të “Charity Fight 2015”. Paratë e fituara nga ky meç shkojnë për SOS-fshatin e fëmijëve në Kosovë.