DYLON

Zejna ishte mjeshtër i fjalës!

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Nën organizimin e Ars Club-it “Beqir Musliu”, e në kuadër të edicionit të gjashtë të Manifestimit “Vjeshta letrare e Gjilanit”, sot u shënua 70 vjetori i lindjes së shkrimtarit të shquar të letërsisë për fëmijë, Zejnullah Halilit, i cili ndërroi jetë më 24 shkurt 2004 në Prishtinë dhe u varros në vendlindjen e tij, në Kokaj të Karadakut.

Familjarët, miqtë, kolegët dhe e Zejnës, ashtu siç e quanin, sot u takuan në sallën e ish Kuvendit Komunal, dhe me këtë rast kujtuan të ndjerin.

EkoHigjiena

Për veprën dhe kontributin e tij në letërsinë për fëmijë, por edhe të rritur folën: Ibrahim Kadriu, sipas të cilit Zejna mrekullisht e njihte botën e ëndrrave të fëmijëve, derisa Prend Buzhala theksoi se ai ishte ndër shkrimtarët më përfaqësues të letërsisë për fëmijë, e Xhevat Syla tha se ai i deshi shumë fëmijët andaj edhe la vepra tejet të çmuara për ta. Fjalë miradije p[r Zejnullah Halilin foli edhe Nijazi Ramadani e Sabit Rrustemi, bile ky i fundit propozoi që ndonjëra shkollë e komunës edhe do të duhej ta mbajë emrin e këtij shkrimtari të madh.

Ndërsa të pranishmëve me një falënderim iu drejtua e bija e shkrimtarit, Shqipe Halili. Ndërkohë u recituan edhe vargje nga krijimtaria e Zejnullah Halilit, nën përcjellje të tingujve të violonçelos.

Për Zenullah Halilin u tha se ai do të jetojë përmes veprës së tij sepse ishte mjeshtër i fjalës! /2L ONLINE/


foto: Ismail S Rexhepi

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.