(2LONLINE) – Dega e organizatës studentore “Lëvizja Studentore për Integrim” (LSI) në Gjilan sot është shuar. E gjithë struktura e kësaj organizate ka kaluar në organizatën tjetër studentore “Unioni i Studentëve Pro Europian” (USPE).
Me rastin e këtij ndërrimi, Arian Kryeziu, kryetar i deritanishëm i LSI-së dega në Gjilan, ka folur rreth probleme të cilat studentët i hasin dhe se USPE është organizata e vetme që mund t’i ndihmojë ata, siç edhe ka bërë gjithmonë, andaj edhe kanë vendosur të jenë pjesë e saj për t’i vazhduar aktivitet në të mirë të studentëve së bashku.
Ndërkaq Irfan Veseli, anëtar i kryesisë së USPE-së, i cili momentalisht është nënkryetar i Parlamentit Studentor të Universitetit të Prishtinës dhe se nga 28 Prilli do të bëhet Kryetar i Parlamentit Studentor ka folur gjithashtu rreth problemeve të studentëve dhe rreth punëve të cilat USPE i ka bërë në të mirë të studentëve, si dhe ka premtuar që kjo punë e palodhshme do të vazhdojë edhe në të ardhmen.
Problemet më të mëdha të cilat i preokupojnë studentët janë dyshimi rreth ekzistencës së afatit të Prillit, mosmbajta e konsultimeve nga disa profesorë, kriteret e ashpra nga ana e disa profesorëve etj.
Mejdi Sadiku, sekretar i përgjithshëm i USPE-së ka thënë se USPE është vatër e të gjithë atyre që duan të mirën e studentëve, është shtëpi e të gjithë atyre që punojnë për studentët, pra është shtëpi e madhe, andaj edhe të gjithë janë të mirëseardhur në këtë shtëpi./2lonline/