Lëvizja e Progresit Demokratik (LPD) e vlerëson akt të turpshëm dhe të shëmtuar, konfiskimin e librave shqip në shkollën fillore “Zenel Hajdini” në Raincë të Preshevës, nga ana e inspektorëve serbë.
Intervenimi i policisë dhe inspektorëve serbë në ambientet e shkollës fillore të Raincës, gjatë kohës së procesit mësimor, në kërkim të librave shkollorë të dhuruara nga Ministria e Arsimit të Kosovës, sipas LPD-së paraqet provokimin më të rëndë, që nga heqja me dhunë e Lapidarit të Dëshmorëve të Kombit në Preshevë.
Ky subjekt politik me seli në Bujanoc, një veprim të tillë “anticivilizues dhe antinjerëzor” të sulmit ndaj librave shqip, e sheh si një diskriminim sistematik të Beogradit, i cili me këto veprime të çmendura provon t’i provokoj shqiptarët aty ku më së shumti u dhemb atyre, t’i prek në identitetin arsimor e kulturor, pa të cilat vlera nuk mund të ketë përparim qytetar e kombëtar.
“E drejta për t’u arsimuar dhe shkolluar në gjuhën amtare është një e drejtë e garantuar me konventat ndërkombëtare, pra edhe me Kushtetutë të Serbisë. Mirëpo, Beogradi kur janë në pyetje shqiptarët nuk i njeh as ligjet e veta. Veprimet e tilla nuk i kontribuojnë paqes dhe stabilitetit në Luginë të Preshevës, përkundrazi ato këtë rajon e mbajnë të brishtë dhe të ndjeshëm”,shkruan në ragimin e Lëvizjes së Pprodresit Demokratikë, transmeton Titulli.
LPD kërkon nga lidershipi i Luginës së Preshevës, pezullimin e procesit të dialogimit me Beogradin, për deri sa Qeveria e Serbisë, nuk i ndërprenë provokimet e tilla dhe për deri sa nuk jap sqarime lidhur me rastin e konfiskimit të librave shqip në Preshevë.
Gjithashtu LPD, kërkon nga Qeveria e Kosovës, Qeveria e Shqipërisë dhe faktorët ndërkombëtarë, të jenë më energjik sa i përket presionit ndaj Qeverisë së Serbisë, për të hequr dorë nga politika diskriminuese ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës, thuhet në reagimin e Lëvizjes së Progresit Demokratik, të nënshkruar nga lideri i saj, Jonuz Musliu