Xhudistja Loriana Kuka ka humbur duelin kundër ruses Aleksandra Babintseva në Lojërat Olimpike Tokyo 2020.
Kështu, xhudistja kosovare nuk ia doli ta vazhdojë tutje rrugën drejt edhe një medalje olimpike për Kosovën në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Xhudistja jonë u mund nga rusja Aleksandra Babintseva, me shënim të artë në raundin e dytë të kategorisë -78 kg.
Ekipi olimpik i xhudos e mbyll këtu garimin në Tokio 2020, me bilanc të jashtëzakonshëm, duke fituar dy medalje të arta me Distria Krasniqin e Nora Gjakovën.