New York ka kaluar Londrën si kryeqyteti i financave globale sipas një kompanie që bën hulumtime të investimeve.
Duff & Phelps është kompania që ka lëshuar këtë raport. Raporti thotë që zyrtarët e lartë të financave në botë fajësojnë Brexitin për mos qartësinë që e kaplon ekonominë e Britanisë së Madhe.
Në këtë listë 54% e financierëve me përvojë botërore thanë që Nju Jorku ka tani primatin sa i përket investimeve botërore. Kjo është një rritje prej 10% sa ishte para dy viteve, ndëra Londra ka vazhduar rënien. Në vend të tretë është Hong Kongu si qendër financiare aziatike.
“Brexiti ka vënë një hije mbi ekonominë e Mbretësrisë së bashkuar, kjo ka ka bërë që të eskalojë në një krizë të investimeve”, thuhet në raportin e Duff & Phelps.
Kriza e Britanisë ka vazhduar pas dorëheqjes së kryeministres, Theresa May.