Sulmi ndaj lokalit të Enver Sekiraqës në shtatorin e vitit 2007 u bë me mina kundërtank.Kështu të paktën thuhet në aktakuzën e këtij rasti. Madje, kjo u tha edhe në seancën e cila nisi të hënën.
Nysret Cena vendosi mjetin plasës dhe kapsolla, duke i udhëzuar pastaj dy pjesëmarrës të maskuar, Arbëresh Dalipin dhe Memet Mehmetin edhe Bejtullah Mehmetin se çfarë të bënin, e më pas Cena e Dalipi i lanë policët që të ekzekutojnë planin shkruan Kosova Sot
Ky është përshkrimi që prokurorja e rastit Maria Bamier ka dhënë në aktakuzën që rëndon mbi policët kosovarë të cilët kanë sulmuar lokalin e Sekiraqës.
Madje sipas prokurores, vrasjet e asaj nate janë bërë për hakmarrje të paskrupullt. Në këtë sulm mbetën ë vdekur dy persona derisa shumë të tjerë u lënduan. Akuza u lexua gjatë kësaj seance që u mbajt të hënën, derisa të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm.