Sport Club Gjilani ka dal sot me një komunikatë zyrtare mbi gjendjen e futbollistit Blend Krasniqi, i cili u lëndua ditë më parë.
Në njoftimin zyrtar të klubit kuq e bardh thuhet se pas ekzaminimeve mjekësore është konstatuar se futbollisti ka pësuar çarje në meniskun lateral dhe në këtë mënyrë është i detyruar t’i nënshtrohet operacionit.
“Futbollisti do të futet në operim gjatë ditëve në vijim dhe më pas do të ndjekë rikuperimin fizioterapeutik. Periudha e kthimit në aktivitet do të vlerësohet pas operimit, teksa do të humbasë të gjitha ndeshjet e mbetura të këtij edicioni”, thuhet tutje në njoftim.
“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë shërim të shpejtë Blendit dhe presim më të fortë në fushat e blerta”, përfundon njoftimi i SC Gjilanit. /2LONLINE/