Derbi i javës së 17-të, në BKT Superligën e Kosovës në futboll, në mes Prishtinës dhe Dritës, që u zhvillua në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, u përmbyll me fitoren e skuadrës gjilanase, me rezultat 1:0.
Ishte goli me kokë i futbollistit të Dritës, Darko Simonovski, në minutën e 36-të të takimi që ia solli fitoren bardhë e kaltërve nga Gjilani.
Me këtë fitore Drita e mbanë hapin për titull kampion, pasi tani ka 31 pikë dhe mbanë pozitën e tretë, një pikë më pak se rivali Gjilani, që ka 32 pikë në pozitë të dytë dhe 2 më pak se kryesuesi i tabelës, Ballkani që ka 33 pikë, nga këto 17 xhiro.
Kjo treshe sikur është shkëputur paksa nga pjesa tjetër, pasi aktualisht Llapi është i katërti me 26 pikë, Prishtina e pesta me 24 e kështu me radhë. /2LONLINE/