(2LONLINE) – Drejtues të Lëvizjes për Integrim dhe Zhvillim (LIZ), thanë se në takimin e bordit të këtij subjekti është diskutuar për temat që ndërlidhen me përkrahjen që duhet dhënë për ndryshimin e gjendjes së tanishme në komunën e Gjilanit dhe gatishmërisë për të dhënë kontributin kjo Lëvizje brenda institucioneve komunale.
Arianti Sllamniku, kryetar i LIZ ka bërë me dije se në takim u vlerësuan edhe sektorët ku mund ta japin kontributin profesional dhe konstruktiv me profesionistët e fushave specifike ku mundet të mbulohen me përgjegjshmëri dhe llogaridhënie.
“Mbetet që kryetari dhe ekipi komunal të vlerësoj partneritetin e krijuar por edhe dhënien e mundësisë që kuadrot profesionale të LIZ të japin kontributin me qëllim të zhvillimit të institucioneve tona profesionale dhe të përgjegjshme ndaj nevojave të qytetarëve dhe proceseve të cilat e presin komunën tonë, regjionin por edhe vet Kosovën”, ka thënë Sllamniku.
U vlerësua se vota e elektoratit LIZ-it në balotazh për kryetarin e komunës Lutfi Haziri i cili u kurorëzua edhe me certifikimin e tij nga KQZ për të cilin LIZ e uron.
“Shpresojmë që në partneritet, do të jemi konstruktiv dhe profesional për përgjegjësitë të cilat na ipen brenda institucioneve komunale në cilësinë e shërbimit për qytetarin profesional dhe me duart e pastërta”, ka thënë Sllamniku. / 2lonline/