/A kemi në lista veteranë që nuk ka qenë kurrë në luftë? – Kjo është e vërtet! A na kanë mbetur luftëtarë jashtë listave? – Edhe kjo është e vërtetë!/
Shkruan: Jeton Sherifi
Në lidhje me të gjitha debatet e kohëve të fundit për listat e veteranëve e që po vazhdon të jetë temë diskutimi edhe sot, dëshirojë ta jap edhe unë mendimin tim personal, gjithmonë flas për Zonën Operative të Karadakut (ZOK), duke e ditur se e kemi pasur edhe UÇPMB-në dhe UÇK-në në Maqedoni.
A kemi në lista veteranë që nuk ka qenë kurrë në luftë? – Kjo është e vërtet! A na kanë mbetur luftëtarë jashtë listave? – Edhe kjo është e vërtetë!
Ligjet e luftës e përcaktojnë shumë qartë se kush mund të jetë veteran, ai i cili merr pjesë direkt në luftë frontale apo luftë guerile, së paku në një betejë, por që është ballafaquar direkt me armikun.
Verifikimi më i lehtë ka mundur të bëhet si në kohën e luftës, të rreshtohemi diku që nga komandanti i zonës e deri te ushtari i fundit në njësi togje dhe brigada, dhe aty ta merr përgjegjësinë secili për vetveten, ashtu të ndodh dhe me UÇPMB, dhe jo ta akuzojmë njëri tjetrin se kush është fajtori.
Fare mirë dihet se buxheti shtetëror nuk mund ta përballoj këtë kosto të lart me këtë numër kaq të madh të kësaj shifre e cila në realitet nuk ka qenë. Unë jam për pastrimin e listave, edhe listat e invalidëve, besa edhe të dëshmorëve dhe të del numri real.
Kur ta kemi numrin real, edhe veteranit të vërtetë i rritet pensioni dhe jeton me dinjitet e nuk ka nevojë të kërkon lëmoshë, sepse dihet fare mirë se shuma prej 170 eurosh është fyerje për një veteran.
Për më tepër, ata të cilët punojnë nuk e gëzojnë këtë pension që për mendimin tim është shkelje e të drejtave të njeriut,sepse dhe ata të cilët punojnë kanë qenë në luftë, dhe këtë pension duhet ta gëzojnë të gjithë, si shpërblim nga shteti, ose të ndalen të gjitha pensionet dhe shteti t’i punësojë, që edhe shtetit mos t’i bëhet barrë kjo kategori.
Përndryshe, kur jemi te verifikimi i listave të veteranëve, këtë verifikim nuk mund ta bëj askush përveç të gjithë ata të cilët njihen në mes vete ose që kanë qenë bashkë nëpër vijat e frontit dhe jo ta bëjnë verifikimin një apo dy persona, që jam i bindur se ka shumë prej veteranëve që as nuk i kanë parë ndonjë herë, por i janë imponuar nga dikush.
Veteran sepse është militant i kësaj apo asaj partie, kjo është një absurdë në vete!
Kur ka përfunduar lufta nuk ka pasur parti politike, por të gjithë kemi qenë bashkë si një grusht dhe ashtu duhet mbetur. Është ky mendimi im si një veteran dhe qytetar i këtij vendi.
/autori ka qenë më parë kryetar i OVL-UÇK’së, Dega në Gjilan/