Sot Lista Vjosa Osmani – Gjilan, zyrtarisht hapi zyrën e saj, në këtë solemnitet me pjesëmarrje e nderoi Presidenjta Vjosa Osmani, poashtu pjesë e këtij takimi ishin edhe kandidatët tjerë për deputetë, Leonora Sfarqa, Doarsa Kica dhe Faton Peci.
“Zyra ishte e vogël për qytetarët dhe simpatizantët që erdhën për t’i ofruar mbështetje Listës Vjosa dhe koalicionit me VV-në”, thuhet në faqen zyrtare të Listës Vjosa Osmani, në Gjilan.
Me një fjalë rasti masës iu drejtuan edhe Naseri Arifi dhe Albin Devaja si koordinatorë të Listës Vjosa Osmani – Gjilan.