/Tahir Zajmi: Lista e të vrarëve e të masakruarve në territorin e Komitetit të Gjilanit të Lidhjes së Dytë të Prizrenit gjatë Mbrojtjes së kufirit të Kosovës/
(2L ONLINE/ – Organet udhëheqëse të Lidhjes së Dytë të Prizrenit botuan edhe organin e vet, gazetën “Lidhja e Prizrenit”, e cila përmes rrjetit të gazetarëve të vet botoi shkrime rreth aktivitetit luftarak të popullsisë së Kosovës, andaj botoi edhe shkrime nga aktiviteti i Komitetit të Gjilanit. Në këtë sferë nga rajoni i Gjilanit kontribut dhanë:Sylejman Ashkiu, Limon Asllan Staneci dhe Faton Gashi.
Nga ajo që është shkruar në këtë gazetë, sekretari i Lidhjes së Dytë të Prizrenit, Tahir Zajmi, në librin e vet “Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit shqiptar në mbrojtjen e Kosovës”, e botuar në Bruksel në vitin 1964, hartoi edhe një listë për të vrarët dhe të masakruarit gjatë kësaj lufte në territorin e Komitetit të Gjilanit. Në vazhdim do të lexoni këta emra, ashtu siç i ka shkruar në libër Tahir Zajmi.
/2L ONLINE/ /U. Zajmi/
Biografia e Tahir Zajmit
(Tahir Zajmi u lind në Gjakovë, i biri i Shaban Zajmit. Mësimet fillore i mori në vendlindje e më tej në Shkup. Ideja e pavarësisë e shtyu t’i bashkohej çetave të Bajram Currit. Më 1918 shtrëngohet me lanë Gjakovën, Një kohë qëndruan nëKukës dhe në Krumë e mandej në Shkodër. Veproi pranë Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” të irredentistëve Hoxha Kadri Prishtina, Salih Gjuka, etj. Më 1924 Luigj Gurakuqi e merr pranë ministrisë së Financave. Në vitin 1941 kthehet në Kosovë dhe angazhohet për jetësimin e Shqipërisë Etnike. Ishte njëri ndër drejtuesit e Lidhjes së Dytë të Prizrenit. Nga fundi i vitit 1944 sikurse edhe shumë atdhetarë tjerë detyrohet të marrë rrugën e mërgimit politik. Kalon në Austri, Itali dhe vendoset në Izmir të Turqisë ku disa vite punoi në ndërtim. Disa vjet ma vonë kaloi në Belgjikë ku pati kushte ma të mira dhe mundësi për kontakte me bashkëveprimtarët në këtë vend dhe në vendet e tjera perëndimore. Vdiq më 1971. Është autor i veprës “Lidhja e Dytë e Prizrenit dhe lufta heroike e popullit për mbrojtjen e Kosovës”, Bruxelles, 1964 dhe “Tallazet e jetës dhe lotët e zemrës”, Bruxelles, 1970.)