Takim mobilizues me strukturat e AKR-së, Dega në Gjilan, për Zgjedhjet Lokale të 17 tetorit 2021.
AKR, edhe përgjatë kësaj fushate zgjedhore tregoi vlerat e saj me të cilat karakterizohet që nga themelimi, jo me premtime megalomane, por duke trajtuar temat një për një me problematikat me të cilat ballafaqohen qytetarët dhe njëkohësisht duke ofruar alternativa se si do ti qasemi ne këtyre shqetësimeve, po të jemi në qeverisje lokale.
Lista jonë e kandidatëve për Kuvend Komunal, tregoi me seriozitet të lartë gatishmërinë për të shërbyer për qytetarët në çdo çështje të tyre.
Gjilanit i kanë munguar Asambleistë që dinë, duan, dhe kanë aftësi ti ngritin preokupimet e qytetarëve me zë të fuqishëm në Kuvend Komunal deri në realizimin e tyre, e pa dyshim që ne si AKR do të tregojmë që në seancat e para se jemi aty për qytetarin, dhe se asnjë nga zotimet tona, që i kemi dhënë në lagjet e fshatrat e qytetit sdo të mbesin pa u ngritur si tema për disktutim.
Për me pas nivel tjetër Kuvendi Komunal, votoni AKR 149, dhe përzgjedhni kandidatët tanë.
Aleanca Kosova e Re (AKR), Dega në Gjilan
/Hapësirë e rezervuar për fushatë/