Tenistja gjermane, Sabine Lesicki, e ka realizuar shërbimin më të shpejtë në një ndeshje që ndonjëherë është regjistruar nga Asociacioni Ndërkombëtar i Tenisit për femra. Shërbimi i saj e ka arritur shpejtësinë prej 210 km për orë në ndeshjen në të cilën përballej me Ana Ivanoviq në “Stanford Classic”.
Lisicki megjithatë humbi e ndeshjen me rezultat 7:6 dhe 6:1 në sete.
Asociacioni i Tenisit të femrave ka thënë se ky shërbim e ka tejkaluar shpejtësinë prej 207.6 km për orë të amerikanes, Venus Williams në US Open të vitit 2007.
Shërbimi më i shpejtë që është regjistruar ndonjëherë në ndeshjet e tenisit për meshkuj ka qenë i shpejtë 263.4 km për orë, i realizuar nga australiani, Sam Groth në Kore të Jugut.
Edhe Groth megjithë thyerjen e rekordit në maj të vitit 2012, eë kishte humbur ndeshjen.