Deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismajlit dhe Ismajl Kurteshit, u është ndërprerë masa e paraburgimit. Sipas Gjykatës themelore të Prishtinës prokurori nuk ka propozuar vazhdimin e masës së sigurisë ndaj të pandehurve Ismajl Kurteshi dhe Fisnik Ismajli dhe ndaj të njëjtëve paraburgimi ishte caktuar në kohëzgjatje deri me 30.12.2015.
Gjykata Themelore ka njoftuar qendrën e paraburgimit se ndaj të njëjtëve nuk është caktuar asnjë masë e sigurisë dhe se të njëjtit duhet të lirohen sot.
http://www.rtklive.com/?id=2&r=53757