Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka zgjedhur të dielën strukturat e reja drejtuese si dhe kryetaren e FG të LDK-së. Delegatet e pranishme kanë zgjedhur Këshillin e Përgjithshëm si dhe i kanë dhënë besimin për një mandat të ri katërvjeçar në krye të FG të LDK-së, kryetares së deritashme, Lirije Kajtazit.
Ja se çfarë thanë për këtë bashkëpartiaket Afërdita Morina-Biffar dhe Vlora Dumoshi.
***
Afërdita Morina-Biffar
346 delegatet, me vote te lire, ne nje proces te lire dhe demokratik te votimit, zgjodhen sot strukturat e reja drejtuese si dhe kryetaren e FG të LDK-së per mandatin e ardhshem katevjecar;
Znj.LIRIJE KAJTAZI
e cila fitoi edhe nje mandat, sepse dashurinë per LDK-ne e ktheu ne angazhim serioz…dhe angazhimin ne sukses, duke rritur numrin e grave aktive politikisht ne LDK, sa sot dukej sikur te gjitha grate e Kosoves i jane bashkuar platformes tone te perbashket..
– Grua me vlera, e deshmuar ne proceset me te rendesishme nacionale, aktive, e palodhur dhe kembengulese ne mbeshtjetjen e rrugetimit te veshtire te grave ne politike dhe jeten shoqerore.
– Ajo i’a ka dalur e do te vazhdoi te i’a dal edhe ne kete mandat, sepse eshte nje nder figurat me brilante te modelit te mire te gruas ne skenen politike te Kosoves!
– Fitorja e saj eshte miratim dhe vleresim i gjithe angazhimit dhe punes se palodhshme nder vite, ne implementimin dhe realizimin e platformes se mirefillt shtetndertuese e zhvillimore te LDK-se per forcimin, zhvillimin dhe konsolidimin e shtetit te Kosoves, duke deshmuar se grate jane faktor i rendesishem dhe i pashmangshem ne rrugetimin politik e shoqeror te vendit, apo sic shprehej presidenti Rugova ; “Gruaja brenda shoqërisë kosovare është shtyllë e rëndësishme siç ishte shtyllë për familjen shqiptare gjatë historisë. Gruaja është çmuar gjithmonë në traditën shqiptare, ndërsa sot gruaja është dhe po bëhet zonjë e vetes, nënë e mirë, aktive në të gjitha fushat e jetës dhe të shoqërisë kosovare!”
Urime LDK!
Urime Kryetare per sfiden e re, suksese dhe te prifte e mbara.
***
Vlora Dumoshi
Kuvendi i Shtatë Zgjedhor i Forumit të Gruas të LDK-së i zhvilluar sot, dëshmoi potencialin e jashtëzakonshëm, mbështetjen dhe besimin që kanë qytetarët e Kosovës për LDK-në.Rreth 1000 të pranishme studente, punëtore të arsimit, shëndetësisë, veprimtare politike, të organizatave, gra të nderuara nga e gjithë Kosova ishin sot në këtë Kuvend të gruas kosovare.Masoviteti impresionues, niveli i diskutimeve, vizioni, fryma e unitetit dhe vlerat demokratike që erdhën në shprehje sot ne Forumin e Gruas të LDK-së konfirmojne fuqinë e pashterrshme të LDK-së, e cila është garanci e fitoreve të saj në zgjedhjet e ardhshme lokale dhe ato nacionale në vitin 2018. Forumi i Gruas i Lidhjes Demokratike të Kosovës është shtyllë e fortë e LDK-së, promovuesja më e mirë e gruas kosovare dhe rolit të saj vendimtar në proceset e ardhshme për fuqizimin e Republikës së Kosovës.
Urime kryetares së rizgjedhur për katër vjetët e ardhshme, Lirije Kajtazi dhe të gjitha grave të LDK-së!