Liria e Prizrenit rikthehet në Superligën e Kosovës pas katër vjetësh.
Skuadra nga qyteti i lashtë objektivin e saj e arriti pasi në ndeshjen e barazhit për Superligë e mundi skuadrën e deritashme të elitës, Ferizajn, pas penalltive.
Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në një atmosferë të shkëlqyeshme nga tifozët “Arpaxhikët” dhe “Ujqit” solli betejë të madhe në fushë, por asnjëra prej skuadra nuk arriti të gjejë rrugën e golit as pas 120 minutash, , shkruan faqja zyrtare e FFK-së..
Kësisoj, fati i kësaj ndeshjeje por edhe i skuadrës që do ta siguronte pjesëmarrjen në Superligë për edicionin e ardhshëm u vendos në serinë e penalltive.
Aty futbollistët e Lirisë dolën më të suksesshëm, e ku më i merituari ishte portieri Drilon Hodaj, i cili priti dy penallti të ferizajsve.
Kësisoj, në fund Liria fitoi 3:0, duke festuar rikthimin në elitë pas katër vjetësh garimi në Ligën e Parë.
Paraprakisht prizrenasit kishin fituar në ndeshjen e barazhit me skuadrën e Ligës së Parë, Ulpianën. Në anën tjetër, Ferizaj rikthehet sërish një rang më poshtë, edhe pse në stinorin pranveror pati paraqitje mbresëlënëse në elitë, , shkruan faqja zyrtare e FFK-së. /2LONLINE/