Limoni është nga frutat që nuk konsumohet nga të gjithë, por vetitë e tij shëruese në organizëm janë të jashtëzakonshme.
Ky agrum përdoret gjerësisht si në estetikë, por edhe në trajtimin e shqetësimeve të ndryshme shëndetësore.
Këto janë disa nga ndikimet e magjishme të limonit në trupin e njeriut.
Mostretja dhe kapsllëku
Lëngu i tij kontribuon në kurimin e problemeve të lidhura me mostretjen dhe kapsllëkun. Ju mund të shtoni disa pika limon në ushqim ose mund të pini një limonadë të freskët të shijshme.
Gripi
Limoni mund të ndihmojë në shërimin e një personi i cili vuan nga gripi, i ftohti ose ethet.
Dhimbja e dhëmbëve
Nëse lëngu i limonit të freskët aplikohet mbi zonën ku dhemb një dhëmb, dhimbja mund të largohet. Masazhet me lëng limoni te mishrat e dhëmbëve mund të ndalojnë hemorragjitë. Ndërkohë që limoni shërben edhe për pastrimin e dhëmbëve dhe zbardhjen e tyre.
Kujdesi për flokët
Nëse e aplikoni atë mbi lëkurën e kokës, ai mund të heqë zbokthin, ndërsa mund të ndalojë rënien e flokut dhe problemet e tjera të cilat lidhen me lëkurën e kokës dhe flokët. Përveç këtyre, limoni u jep flokëve një shkëlqim natyral.
Kujdesi për lëkurën
Duke qenë një produkt natyral, lëngu i limonit mund të zgjidhë problemet e lidhura me lëkurën, duke vepruar edhe te zonat e djegura nga dielli. Pirja e lëngut të limonit të përzierë me ujë dhe mjaltë i jep shkëlqim lëkurës.
Bajamet
Limoni ka gjetur përdorim të gjerë kundër acarimit ose qelbëzimit të bajameve.
Përdorimi në kuzhinë
Limonët përdoren edhe si bazë për gatime të shumta në kuzhinë, por më së shumti njihet për prodhimin e limonadës dhe pijeve tjera me bazë limoni.