Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Gjilan ka realizuar disa programe online, përfshirë shfaqje teatrale, e joga class, në këtë kohë pandemie.
Drejtoresha e DKRS’së, Deniza Limani, ka thënë se programet kanë pasur afro 100 mijë shikime në rrjete sociale.
“Kjo është shifër impresive që I ka tejkaluar pritjet tona. Do të vazhdojmë për tri netë radhazi ta realizojmë joga class, ndërkaq që po bëhemi gati për koncertin e madh pop&rock shqip, ku do të marrin pjesë këngëtarët dhe bendi i Gjilanit”, tha Limani.
Ajo njoftoi se në ditët në vijim do të realizojnë aktivitete edhe të sportit, në versionin online.