Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, ka bërë me dije së ka marrë shumë mesazhe urime me rastin e vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila e ka shpallur edhe njëherë të pafajshëm së bashku me ish-bashkëluftëtarët e tij në rastin “Kleçka”.
Në një konferencë për medie, ai ka vlerësuar se në 17 vitet e lirisë së Kosovës, për 13 vjet është persekutuar. “Kosova sot i ka 17 vjet liri. Nga këto 17 vite liri të Kosovës, unë i kam vetëm tri. Për 13 vite e më tepër nuk jam ndjekur, por jam persekutuar. Në librat e shenjta, në Bibël e Kuran thuhet se persekutimi është më krim se vrasja. Një persekutim 13-vjeçar. Lufta ime dhe e bashkëluftëtarëve të mi është trajtuar, është hetuar, është gjykuar nga më tepër se 20 gjyqtarë profesionistë ndërkombëtarë e vendorë, në gjykata me eminente jashtë Kosovës e në Kosovë. Sot unë për herë të pestë marrë konfirmim të drejtësisë, marrë konfirmim të luftës sime të pastër të bashkëluftëtarëve të mi. Sot për herë të pestë, vërtetohet se lufta ime dhe e bashkëluftëtarëve të mi, jo vetëm se ka qenë e drejt dhe në përputhshmëri të plot me kodet, zakonet dhe konventat ndërkombëtare të luftës, por ka qenë një luftë në mbrojtje të mbi 80 mijë banorëve”, ka thënë Limaj, duke shtuar se për këto 13 vite është persekutuar vetëm se nuk i ka lejuar forcat serbe të hyjnë në bjeshkët e Berishës.
Ai ka uruar që edhe pjesëtarët e tjerë të UÇK-së që po përballen me procese gjyqësore të shpallen të pafajshëm. “Ata janë në kërkim të drejtësisë. Ne jemi në mbështetej të se vërtetës”, ka thënë Limaj.
Ndër të tjera ai ka kujtuar dhe kërkesat që ka pasur ndaj bashkëluftëtarëve të tij, në mars të vitit 1999, kur i ka drejtuar për herë të fundit. Limaj ka thënë se nga ta ka kërkuar që forcat serbe të hyn në Berishë vetëm mbi trupat e tyre të vdekur.
http://epokaere.com/index.aspx?SID=13&PMID=2&LID=2&ACatID=1&AID=86861&Ctype=1